Merkel takon Putin në Sochi pas dy vitesh

Merkel takon Putin në Sochi pas dy vitesh

Kancelarja gjermane Angela Merkel takoi kete të martë presidentin rus Vladimir Putin, pasi marrëdhëniet Berlin-­Moskë mbeten të mbërthyera në një nivel të ulët mbi krizën e Ukrainës dhe luftën siriane.

Merkel e takoi Putin në vendbanimin e tij veror në Sochi në bregun e Detit të Zi, duke bërë udhëtimin e saj të parë në Rusi që nga viti 2015.

Çështja e sanksioneve ishte me interes te larte në axhendë.

Merkel ka mbështetur haptazi vendimin e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Gadishullit të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Ajo ka qenë ndërmjetësi kryesor në bisedimet me Rusinë mbi Krimenë. 

Axhenda e liderit të Kremlinit është mjaft e ngjeshur në këto dy ditë.

Pas takimit me Merkel, Putin do të zhvillojë në orët e mbrëmjes një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku palët do të flasin rreth cështjeve më të ndjeshme për dy palët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy