
Është ndaluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve në Rrugën e Arbrit.
Policia Rrugore bënë me dije se për shkak të reshjeve të borës është ndaluar qarkullimi pasi aksi është duke u pastruar nga borëpastrueset.
“Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë pa vendosur goma dimërore zinxhirë dhe deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.”, shkruan ndër të tjera Policia Rrugore.



