Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë qendrën tregtare “Sindika market”, në hyrje të Moskës. Lajmin e bën të ditur “Russia Today”, e cila saktëson se të paktën 3 mijë persona janë evakuuar.
Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll flakët me ndihmën e helikopterëve nga ajri.
Një re e madhe tymi mbuloi të gjithë zonën rezidenciale në veriperëndim të kryeqytetit. Disa makina të parkuara kanë shpërthyer brenda ndërtesës. Rreth 400 metra katrorë të strukturës janë shembur.
Struktura moderne ka në brendësi 1200 dyqane dhe zyra dhe shtrihet në një sipërfaqe 55 mijë metra katrorë.



