Putin: Perëndimi shënoi autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë

Putin: Perëndimi shënoi autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se vendet perëndimore shënuan autogol duke vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai tha se kjo ka çuar në një "përkeqësim të ekonomisë në Perëndim".

Duke folur për gjendjen e ekonomisë së brendshme të Rusisë, Putin tha se inflacioni po stabilizohej dhe se kërkesa me pakicë në vend ishte normalizuar, raporton Reuters.

Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Më herët Putin u tha zyrtarëve të lartë të qeverisë përmes video-lidhjes se Rusia duhet të përdorë buxhetin e saj për të mbështetur ekonominë dhe likuiditetin në kushtet e kontraktimit të aktivitetit kreditues edhe pse ulja e normave të bankës qendrore do ta bëjë kreditimin më të lirë.

Më herët Kremlini ka akuzuar Ukrainën për ndryshimin e qëndrimit të saj për çështjet që tashmë janë rënë dakord në bisedimet e paqes.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve në një telefonatë konferencë se kontakti po vazhdonte në nivel ekspertësh brenda procesit të negociatave.

Për fat të keq, pala ukrainase nuk është konsistente për sa i përket pikave për të cilat është rënë dakord. Shpesh po ndryshon pozicionin e saj dhe trendi i procesit të negociatave lë shumë për të dëshiruar”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy