Kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si duket nuk është politikan i preferuar për aktorin dhe producentin amerikan Robert De Niro.
De Niro ka hedhur një lumë fyerjesh kundrejt tij, duke e quajtur atë një katastrofë kombëtare, ndërsa disa nga fjalët që aktori përdor për ta ofenduar janë
idiot, qen, derr.
Kjo video është publikuar në rrjetin social facebook nga The Independent.
“Qen, derr...Ai është një hajvan që nuk e di se çfarë është duke bërë, që nuk bën detyrat e tij të shtëpisë, ai është një idiot. Ai është fatkeqësi kombëtare. Ai është një turp për vendin e tij. Më nervozon fakti që vendi ka arritur në këtë pikë që ky budalla të kandidojë”, është shprehur Robert De Niro.
Nuk dihet ende se si e ka pritur këtë videomesazh Trump dhe nuk dihet nëse do të reagojë ose jo mbi këto ofendime të drejtuara tek ai nga aktori De Niro.



