KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arens Çela

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arens Çela

Prokurori Arens Çela është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ditën e sotme.

Trupa që hetoi Çelën, drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Xhensila Pine. Gjatë seancës dëgjimore, trupa e KPK i vuri në dukje se nga hetimi i pasurisë ishin gjetur bilance negative në total prej 540 mijë lekësh, por që lidheshin me konsiderimin ose jo si të ligjshëm të pasurisë së prindërve të Çelës, të cilët i kishin dhënë dy hua. Ndërkohë që nuk u vunë në dukje probleme në kriterin e figurës.

Procesi i rivlerësimit i prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Arens Çela u fokusua kryesisht te kriteri i profesionalizmit, ndërsa ndaj subjektit u ngritën pyetje mbi kërkesën për zbutje të akuzës ndaj një bashkëshorti, të dënuar më pas nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për tentativë vrasje të gruas.

Edhe pse janë evidentuar këto probleme, prokurori Çela arriti të kalojë shkallën e parë të vetingut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy