Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë thirrje që kryetari i Rezervës Federale të japë dorëheqjen menjëherë, në një përshkallëzim të sulmeve të tij ndaj Jerome Powell.
"‘Tepër vonë’ duhet të japë dorëheqjen menjëherë!!!", tha Trump në një postim në platformën “Truth Social”.
Trump e emëroi z. Powell për kryetar të Rezervës Federale gjatë mandatit të tij të parë. Që atëherë, ai e ka kritikuar vazhdimisht atë për mos uljen e normave të interesit, por është e paqartë nëse Presidenti ka autoritetin për ta shkarkuar atë nga posti.
Pavarësisht kritikave të vazhdueshme të presidentit ndaj Powell, më herët ai është shprehur se "nuk kishte ndërmend ta shkarkonte atë".
Trump dëshiron që Rezerva Federale të ulë normat e interesit për të ndihmuar në nxitjen e rritjes ekonomike.



