
Një rast i shit-blerjes së votës është kapur në Vlorë. Policia bën me dije se janë proceduar penalisht dy persona, një shtetas turk që kishte ofruar para për vota dhe një person tjetër që ka marrë paratë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, njoftojnë se po ndiqen penalisht një person me shtetësi turk Abdulgafur Balikçi, 23 vjeç, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Vlorë dhe një shqiptar Juriseld Muçaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.
"Shtetasi J. M. dyshohet se në kohë të ndryshme ka marrë një shumë lekësh nga shtetasi A. B., për sigurimin e disa emrave personash të njohur prej tij për dhënie vote në zgjedhjet parlamentare 2021. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Prokurorisë së Posaçme SPAK Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.



