8 Marsi/ Rama dhe Begaj me urime speciale për festën e Gruas

8 Marsi/ Rama dhe Begaj me urime speciale për festën e Gruas

Në ditën ndërkombëtare të gruas, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj kanë përcjellë mesazhe urimi në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për festën e “8 Marsit” me anë të një postimi në rrjete sociale teksa ka rikujtuar mbështetjen që qeveria u ka dhënë nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë.

Gëzuar "8 Marsin" me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi. 

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, presidenti Bajram Begaj, ka uruar gratë shqiptare, teksa i cilëson ato si shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë.

Gratë e mrekullueshme të këtij vendi, janë shtyllat që mbajnë në këmbë familjet dhe çojnë përpara shoqërinë. Nderimi dhe falënderimet për to janë për të gjithë jetën!

Unë dhe Armanda ju përcjellim të gjitha grave shqiptare urimet më të mira në këtë ditë! Gëzuar Ditën tuaj nëna, motra, bija!.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy