Zgjedhjet në Francë/ Toska: Macron e ka të sigurt gjysmën e parlamentit. Rinia, abstenim protestues (Video)

Zgjedhjet në Francë/ Toska: Macron e ka të sigurt gjysmën e parlamentit. Rinia, abstenim protestues (Video)

Ekspertja për çështjet gjeopolitike në Francë, Ardiana Faja Toska për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, thotë se edhe nëse Emmanuel Macron nuk merr shumicën e ulësve, do të marrë minimumi 260-270 vende.

Duke folur për MCN TV, Toska deklaroi se sipas sondazheve të fundit Macron do të shtojë me të djathtën franceze deri në 70 ulëse.

Në koalicion me të djathtën Macron e ka të sigurt gjysmën e parlamentit. Për herë të parë që nga viti 1989 e djathta ekstreme do të ketë 30-40 deputetë në parlamentin francez. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

E pyetur mbi rivalin e Macron, ish-kandidatin për President Jean Luc Melenchon, ajo tha se ky i fundit është përfaqësues politik i ekstremit të majtë dhe se në këto zgjedhje legjislative pati meritën se bashkoi të majtët francezë me të gjelbërit.

Melenchon nuk pati fitore politike por pati fitore ekskluzivisht elektorale. Ky sistem është mazhoritar me dy raunde. Nuk duan kandidatura të copëtuara por të bashkuara, për të maksimimuzar shanset e fitimit.

Melenchon bashkoi të majtën me ekologjikët, duke i dhënë më shumë mundësi të majtës për fitore. Gati 2/3 e zonës elektorale janë të fituara nga Melenchon. Pati meritë elektorale, jo politike.

Ishte lëvizje politike që i shërbeu shumë së majtës. Loja politike do jetë mes Macron dhe Melenchon. Kjo është beteja e vërtetë elektorale në Francë.

Lidhur me pjesëmarrjen në votime, deklaroi se 54% e qytetarëve francezë nuk do të shkojnë të votojnë dhe se deri në orën 17.00 të së dielës, pjesëmarrja ishte 38.11% në të gjithë Francën.

Sipas saj, abstenimi është tepër i rëndësishëm dhe i theksuar në moshën 25 deri 34 vjeçare.

70% e të rinjve nuk shkojnë të votojnë. Ky abstenim nuk është një çinteresim për politikën, por abstenim protestues, është mesazh që i jepet klasës politike, kritikë e fortë ndaj saj, e cila nuk është në gjendje që ti përgjigjet aspiratave të të rinjve dhe të ketë lëvizje të rëndësishme që ti mobilizojë.

Aq sa e ulët është pjesëmarrja e të rinjve, aq e fuqishme është pjesëmarrja e popullsisë mbi 70 vjeçe. Duhet reflektuar shumë se është rrezik i madh për demokracinë që të rinjtë nuk marrin pjesë.

Pas 20-30 vitesh në Francë do shkojë të votojë vetëm çereku i popullsisë. Ky është sinjal shqetësues për demokracinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy