Ushtari ukrainas lutje Elon Musk: Na ndihmo me evakuimin e Mariupolit

Ushtari ukrainas lutje Elon Musk: Na ndihmo me evakuimin e Mariupolit

Një komandant ukrainas i marinës, i izoluar me luftëtarë të tjerë në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, i ka bërë thirrje personalisht Elon Musk për t'i ndihmuar ata të largohen të sigurt nga qyteti jugor që prej javësh është i rrethuar nga pushtuesit rusë.

Në një postim në Twitter, Serhiy Volyna shkroi: "Njerëzit thonë se ju vini nga një planet tjetër për t'i mësuar njerëzit të besojnë në të pamundurën. Planetet tanë janë pranë njëri-tjetrit, pasi unë jetoj aty ku është pothuajse e pamundur të mbijetosh. Na ndihmo të dalim nga Azovstal në një vend ndërmjetësues. Nëse jo ti, atëherë kush? Më jep një sugjerim."

Në një postim të veçantë në Facebook, Volyna e përshkroi Musk si një "mbinjerëzor", duke i kërkuar që të ndihmonte me evakuimin në "një vend të tretë".

Qindra marinsa, si dhe luftëtarë të regjimentit Azov, anëtarë të Gardës Kombëtare dhe roje kufitare, janë mbrojtësit e fundit ukrainas që strehohen nga bombardimet e rënda ruse në bunkerët e nëndheshëm në Azovstal, një zonë e madhe industriale.

Musk deri më tani nuk ka komentuar lutjen e komandantit të marinës. Të gjitha përpjekjet për të evakuuar luftëtarët ukrainas, shumë prej të cilëve janë plagosur rëndë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Megjithatë, qindra civilë janë lejuar të largohen nga vendi ditët e fundit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy