Mbyllja e fushatës, Rama: Të hapim dyert e bashkive. Basha: Të mos e lëmë Shkodrën të bjerë në errësirë

Mbyllja e fushatës, Rama: Të hapim dyert e bashkive. Basha: Të mos e lëmë Shkodrën të bjerë në errësirë

Teksa pak orë ndajnë nga heshtja zgjedhore para votimeve të pjesshme të 6 marsit, Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha, kanë mbyllur fushatën në qytetin e Shkodrës.

Kreu i qeverisë, në fjalën e tij ka shigjetuar kryebashkiaken në detyrë Voltana Ademi, duke thënë se kjo bashki është mizerabël, krahasuar me të tjerat.

Sipas tij, bashkitë e tjera nuk kanë të krahasuar me Shkodrën, duke thënë se qeveria ka bërë gjithë çfarë është e munudr për ti ardhur në ndihmë.

“Përpjekja jonë, madje dhe shpesh në kundërshtim me rezistencën e bashkisë së Shkodrës, që u bë stadiumi, u rindërtua dhe u restaurua teatri, apo që u bë rruga që lidh Shkodrën me Velipojën, një rrugë që premtohej dhe pritej dhe nuk bëhej. Apo ndërhyrjet që janë bërë në Shirokë, apo në Kalanë e Shkodrës. Këto janë ndërhyrje që janë bërë nga qeveria për aq sa ka pasur ajo mundësitë”.

Në vijim tha se vendi ka nevojë për bashki me dyer të hapura për bashkëpunim, në mënyrë që të shërbehet për të gjithë njëlloj dhe jo për “tanët apo armikut”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë e krahasoi bashkinë e Shkodrës me një bunker si në komunizëm, në një kohë që siç tha ai komunizmi ka vdekur prej 32 vitesh.

Rama tha se është për të vënë duart në kokë kur sheh Shkodrën me veshët ngulur dhe hundët mbyllur, që nuk ndjenë erën e plehrave.

“Këta thonë ose me varenë ose bravën, o s’ka. Ti thua, këta i ka marrë peng edhe i vdekur Enver Hoxha se dhe mallkimi i Enver Hoxhës, që shkodranët e kishin vënë në shënjestër qysh kur ishte gjallë”.

Ai tha se nuk mund të rrish peng i një armiqësie imagjinare dhe me komunista imagjinarë.

Nga ana e tij kryedemokrati Lulzim Basha e mbylli fushatën e tij në Shkodër, duke kërkuar që me votimet e 6 marsit, të kthehet shpresa tek e nesërmja.

Kreu i opozitës tha se e ka gjetur të rrethuar Shkodrën, nga uji dekada më vonë, ndërsa këto 8 vite e ka gjetur të rrethuar nga padrejtësia, varfëria dhe represioni policor. mbi të pafajshmit.

“Por sa herë kam qenë në vendin tuaj, ashtu si në atë vizitë të parë, kam parë në sytë tuaj vendosmërinë për mos t’iu dhënë rrethimit dhe rrethuesve. Për të qëndruar, për ta plasaritur murin e rrethimit, me zemrat tuaja plotë me shpresë, me qëndresën legjendare shkodrane, me forcën e pathyeshme të fjalës shkodrane, me forcën e pathyeshme të bashkimit të zemrave të Shkodrës kundër të keqes, çka ka bërë që dhe në ditët më të errëta për shoqërinë dhe për kombin tonë, prapë se prapë çdo shqiptarë sytë t’i kthejë nga i vetmi fanar që nuk shuhet kurrë, Shkodra e qytetarisë, Shkodra e qëndresës, Shkodra e kulturës, Shkodra e shqiptarisë. E në këto zgjedhje këtë të diel, kujdestarit të fanarit i keni vënë fytyrën tuaj, fytyrën e qytetarit, fytyrën e familjarit, fytyrën e administratorit, fytyrën e guximtarit, fytyrën e Xhemal Bushatit, birit të Shkodrës, prindit shkodran, sipërmarrësit shkodran demokratit shkodran, demokratit shkodran i cili dhe ne këtë rrethim qe ndodhemi dhe s’kemi pse ta mohojmë, është bërë zëri juaj, forca juaj, shpresa juaj për të mos e lejuar Shkodrën të bjerë në errësirë”.

Basha tha se më 6 mars gjithë energjinë e mbledhur ditë pas dite, orë pas ore, duhet derdhur vrullshëm, për të çarë rrethimin e të keqes, për ti dhënë Shkodres dhe nga Shkodra gjithë Shqipërisë, shpresën dhe besimin tek e nesërmja që po vjen dhe tek ndryshimi që po vjen,

Partia Socialiste kandidon në Shkodër Majlinda Angonin, Partia Demokratike Xhemal Bushatin, ndërsa “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy