Shefi i Air France dorëhiqet, pasi stafi refuzoi një marrëveshje të re për pagat

Shefi i Air France dorëhiqet, pasi stafi refuzoi një marrëveshje të re për pagat

Nuk ka ende një zgjidhje të krizës së fluturimeve ajrore në Francë, pasi me gjithë përpjekjet e fundit për gjetjen e një kompromisi nuk ka ndodhur dhe kjo ka detyruar Jean-Marc Janaillac, shefi ekzekutiv i Air France ka njoftuar dorëheqjen e tij pasi stafi i kompanisë franceze të transportit ajror e hodhi poshtë një marrëveshje të re pagash.

“Unë pranoj pasojat e këtij votimi dhe do të jap dorëheqjen time në bordet e Air France dhe Air France-KLM në ditët e ardhshme,” tha ai.

Në një votim, 55% e punonjësve francezë e hodhën poshtë marrëveshjen. Air France-KLM – një prej linjave ajrore më të mëdha të Evropës ka marrë një seri sulmesh në javët e fundit.

Veprimi industrial i ka kushtuar aleancës franko-holandeze miliona euro. Në votim, punonjësit e kompanisë hodhën poshtë një rritje pagash prej 7% gjatë katër viteve të ardhshme, raporton BBC.

Punonjësit e Air France protestojnë pranë selisë së kompanisë në veri të Parisit, Francë.  Foto: 11 Prill 2018

Ata kanë kërkuar një rritje prej 5.1% në vitin 2018, në një mosmarrëveshje që filloi në shkurt.

Air France-KLM ka ulur tashmë pritjet e saj për fitim dhe rritje për 2018. Air France dhe KLM u bashkuan në vitin 2004 dhe transportojnë çdo vit dhjetëra milionë pasagjerë nëpër botë.

Reformat e punës të nisura nga presidenti francez Emmanuel Macron kanë çuar gjithashtu në greva nga punonjësit e kompanisë shtetërore SNCF hekurudhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy