Dëshmia e Bllakos për Eco-Park/ Balliu: Të pyetet dhe arrestohet Rama, ku shkuan 13 milionë euro? (VIDEO)

Dëshmia e Bllakos për Eco-Park/ Balliu: Të pyetet dhe arrestohet Rama, ku shkuan 13 milionë euro? (VIDEO)

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, komenton marrjen në pyetje nga SPAK të ish-deputetit socialist Alqi Bllako, lidhur me Eco-Parkun në Durrës. 

Ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV, se duhet të merret në pyetje dhe arrestohet Kryeministri Edi Rama si ideatori i projektit dhe firmëtari i tij. 

Balliu deklaroi se ndërsa punimet kushtuan 6 milionë euro, 13 të tjera ku shkuan pasi tenderi ishte me vlerë 19 milionë euro.

Eco-Parku u soll në vëmendje për herë të parë nga Edi Rama në maj 2019 në një emision televiziv. Kjo ide, ky projekt vjedhjeje supozohet që të pastronte Durrësin nga plehrat, të bëhej një park i jashtëzakonshëm në të mirë të qytetarëve. 

Në atë kohë filluan procedurat për Eco-Parkun, por u anuluan nga ministrja Anila Denaj se ndodhi tërmeti dhe sipas ministres duhej të kishte një vëmendje tjetër në Durrës. 

Në Komitetin e Emergjencave që krijoi qeveria, kryetari i të cilës ishte Edi Rama, me urdhër direkt të Edi Ramës, çohet institucioni i drejtuar asokohe nga Alqi Bllako, i shkon një urdhër që të gjitha inertet e pallateve të prishura nga tërmeti do të duhet të shkonin tani në Durrës në atë zonë ku do bëhej Eco-Parku. 

Alqi Bllako filloi procedurat sipas urdhrit të Ramës dhe marrin pjesë dy kompani. Tenderi ishte për 19 milionë euro. 

Këto dy kompani nënkontraktojnë një kompani tjetër, që ishte kompani e shoferit të Klodian Zotos, pronarit të kompanisë së inceneratorëve, edhe kjo kompani ishte pjesë e mafies së inceneratorëve. Kjo kompani kreu punime me vlerë 6 milionë euro. 

Pyetja që ngrihet është ku kanë përfunduar 13 milionë euro? Dhe pse po kërkohen shpjegime nga Alqi Bllako dhe nuk merret në pyetje Edi Rama.

 Nëse Edi Rama merret në pyetje dhe duhet të pyetet se është ideatori, ky njeri do të arrestohet dhe futet në burg se mund të prishë hetimet? Siç ka bërë SPAK në të gjithë rastet e tjera, me Presidentin Meta, se SPAK mendon se këta persona mund të ndërhyjnë në hetime.

 Po Edi Rama ka fuqi politike? A do arrestohet. Se ai është ideatori dhe firmëtari. 

Ai është njeriu që ka dhënë urdhrin për fillimin e procedurave nga Alqi Bllako. Do ia lënë prapë Alqi Bllakos këto dhe do i ngrenë ndonjë akuzë të re?! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy