
Zv/Presidenti i SHBA-së, Mike Pence kundërshtoi kërkesat për të përdorur amendamentin e 25-të i cli mund të heqë Presidentin Trump nga detyra, pas sulmit të mbështetësve të Trump ndaj Kapitolit.
Business Insider raportoi se Pence nuk do ta mbështeste këtë veprim.
Pas trazirave të dhunshme në ndërtesën e Kapitolit të Mërkurën, një numër ligjvënësish Republikanë dhe Demokratë e nxitën Pence të kërkonte amendamentin e 25-të.
Ndryshimi i vitit 1967 në Kushtetutë, siguron që qeveria të mbetet në veprim edhe nëse një president në detyrë vlerësohet i papërshtatshëm për të kryer detyrat presidenciale.
Një shumicë e kabinetit Trump dhe Pence do të duhet të bien dakord që presidenti nuk është i aftë të shërbejë që ai të hiqet dhe kjo detyrë merret nga zv/Presidenti, në këtë rast Mike Pence.
Thirrjet për mbledhjen e amendamentit të 25-të erdhën pas frikës se Trump do të nxisë më shumë dhunë pas trazirave që dëmtuan pjesë të Kapitolit dhe la katër njerëz të vdekur.
Trump ka pretenduar se zgjedhjet e vitit 2020 ishin "vjedhur" dhe inkurajoi mbështetësit e tij në një tubim të Mërkurën për të marshuar drejt Kapitolit dhe për të protestuar kundër çertifikimit të Kongresit për fitoren e Kolegjit Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.



