Ministri i Jashtëm gjerman pret Ramën: Plani për integrimin është në tavolinë

Ministri i Jashtëm gjerman pret Ramën: Plani për integrimin është në tavolinë

Në kuadër të vizitës në Berlin, kryeministri Edi Rama është pritur nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Gjatë takimit, Gabriel ka theksuar se Gjermania do ta çojë përpara përafrimin e Shqipërisë me BE. Sipas tij, plani qëndron tashmë në tavolinë. “Ju falenderoj për reformat që jeni duke kryer. Ju falenderoj për angazhimin personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje”­ i ka thënë ai Ramës. Sipas ministrit gjerman, “Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta, por shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE-së”. Ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. “Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”­ tha ai.

Ndërkohë, Rama ka qenë dje në Berlin i ftuar nga “Fondacioni Friedrich Ebert”. Kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur një fjalim në ‘Eminent Lectures’, ku ka folur për reformat e vendit në rrugën integruese në BE.

“Dje në Berlin i ftuar nga Fondacioni Friedrich Ebert si folës në ‘Eminent Lectures’ për Shqipërinë dhe vendosmërinë tonë në rrugën e reformave europianizuese, për negociatat dhe reformën në drejtësi; si edhe për zhvillimet në rajon e për nevojën që Europa ka për Ballkanin”­ shkruan Rama në profilin e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy