Dy të rinj shqiptarë u arrestuan në Itali, pak minuta pasi i kishim marrë nga qafa një varëse një gruaje të moshuar. Ata kishin pritur që 85-vjeçarja të mbetej vetëm ndërsa po vizitonte varret e të afërmve të saj në Deserto, Este, dhe i kanë hequr varësen e floririt me forcë nga qafa. Gruaja ka reaguar, por ata e kanë qëlluar me shpullë.
Sipas mediave italiane, dy grabitësit janë J.X e B.K. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.45.
Pasi i kanë marrë varësen, ata janë larguar me një biçikletë. Gruaja u ka treguar të afërmve të saj, të cilët janë vënë menjëherë në kërkim të dy personave me biçikletë. Mes njerëzve që kanë pyetur, një 35-vjeça, banor i zonës pranë varrezave, ka thënë se i kishte parë dy grabitësit me biçikletë teksa largoheshin. Ndjekja ka vijuar në atë drejtim dhe gjithçka ka përfunduar në një dyqan ku shitej ar në Monselice. Sapo dy shqiptarët kishin hyrë në dyqan me kërkesën për të shitur një sasi ari, familjarët e gruas së grabitur kanë njoftuar policinë, e cila i ka vënë në pranga. Ata sapo e kishin shitur varësen për 360 euro.



