"Pagesë 200 euro për minimumin jetik", Berisha: Kemi përgatitur ligjin! Do përfitojnë 85% e pensionistëve

"Pagesë 200 euro për minimumin jetik", Berisha: Kemi përgatitur ligjin! Do përfitojnë 85% e pensionistëve

Ish-kryeministri Berisha deklaroi gjatë një konferencë për shtyp se vendosja e një pagese prej 200 eurosh si minimum jetik për person është një përgjigje për situatën emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria. Berisha tha se në vendin tonë ka një hendek shumë të madh mes të pasurve dhe të varfërve dhe se nga vendosja e minimumit jetik do përfitojnë 85% e pensionistëve. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ligji është përgatitur dhe detyron çdo qeveri që në buxhetin e shtetit, çdo vit të përcaktojë fondin e minimumit jetik "Sot ka një hendek të madh, ndër më të mëdhenjtë që një komb mund të ketë, midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. Sot ka një rupturë të madhe brenda kombit, de facto ka një përjashtim dhe një kërcënim për përjashtim nga jeta me kushtet më elementare të qindra mijëra shqiptarëve, sipas FMN-së të 48 përqind të shqiptarëve, sipas Eurostat ky rrezik është për 60 përqind të shqiptarëve. E vërteta është se ky hendek i madh në të ardhura në Shqipëri është më i madh se në çdo komb tjetër në Ballkan dhe në Europë. Ka një shkak themelor që ka krijuar këtë hendek të tmerrshëm, është vjedhja e madhe që u bëhet qytetarëve, pasurimi duke vjedhur të varfrit i qeveritarëve dhe oligarkëve, klientelës së tyre. Shqipëria është një vend i vetëm që nuk i garanton qytetarëve të vet nuk i mbron ata me një minimum jetik, me të cilin ata mund të blejnë ushqimet si individë dhe si familje, dhe përveç ushqimeve, pak më shumë se gjysma e të ardhurave duhet t’u mbeten për plotësimin e nevojave të tjera. Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta dhe në disa artikuj, edhe më të kushtueshme se në mesataren e BE. Por, vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria. Nga kjo pagesë, përfitojnë mbi 85 përqind e pensionistëve, të cilët janë ndër këtë pagesë, përfitojnë të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, të cilët marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 8 mijë lekë, përfitojnë kategori të tjera dhe duhet të përfitojnë studentët, duhet të përfitojnë të rinjtë. Me një fjalë, shtrirja, vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale ku ndodhet vendi, me kërcënim të madh për varfëri dhe mjerim, si asnjë vend tjetër në Europë. Shqiptarët duhet ta dinë se vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin. Bërtasin gjatë gjithë vitit se Shqipëria ka pasur vitin e kaluar 7.2 milionë turistë. A e dinë shqiptarët sa ka përfituar buxheti i shtetit nga këta miliona turistë? Ka përfituar 1.1 euro për turist. Ka fituar gjithsej 8 milionë euro. A mund ta imagjinoni ju këtë? Çfarë ndodh? Të gjitha i vjedhin tatimorët, të gjitha janë informalitet. Janë të raportuar 3.2 milionë netë të fjetjes së turistëve, se të tjerët flenë në lëndina, por edhe nga këta, shteti ka inkasuar 8 milionë euro. Ky është shtet që vidhet njësoj si në novelat e Dino Buxatit. Ne kemi përgatitur ligjin dhe ligji e detyron çdo qeveri që në buxhetin e shtetit, çdo vit të përcaktojë fondin e minimumit jetik. Ligji është në parlament, por ne do bëjmë çmos që ta votojmë sa më shpejt.".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy