Amber Heard në një lidhje me Musk para ndarjes nga Johnny Depp

Amber Heard në një lidhje me Musk para ndarjes nga Johnny Depp

Amber Heard duket se ia kishtë vënë syrin Elon Musk para se të ndahej nga bashkëshorti Johnny Depp.

Së fundi janë zbuluar mesazhet që ajo i ka dërguar manjatit të teknologjisë, të cilin e ka quajtur “Rocketman”. “Mirror” shkruan se aktorja komunikonte me miliarderin e SpaceX kur ishte ende e martuar me Johnny Depp.

Mesazhet dyshohet se janë dërguar më 22 maj 2016, një ditë para se Heard të paraqiste divorcin nga Depp – dhe një muaj para se Musk të bënte publike lidhjen e tyre.

Heard dyshohet se e kishte ruajtur numrin e Musk në telefonin e saj nën emrin “Rocketman” dhe i kishte treguar atij se ishte gati të divorcohej nga Depp.

Madje Musk i kishte ofruar asaj siguri dhe mbrojtje 24 orë në 24, pasi aktorja pretendonte se Depp e kishte sulmuar fizikisht.

Vetë Depp e mohon këtë dhe e ka hedhur në gjyq aktoren për një artikull të Washington Post, në të cilin ajo e portretizoi veten si viktimë të dhunës në familje.

Mesazhet e shkëmbyera me Musk i janë dorëzuar ekipit juridik të Depp si pjesë e çështjes gjyqësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy