Zgjedhjet e 11 majit/ Ndryshe nga 4 vite më parë, SHBA uron popullin shqiptar, jo Ramën e Berishën    

Zgjedhjet e 11 majit/ Ndryshe nga 4 vite më parë, SHBA uron popullin shqiptar, jo Ramën e Berishën   

Ambasada Amerikane ka bërë reagimin e parë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një mesazh të shkurtër, Ambasada uron popullin shqiptar dhe thekson vijimin e partneritetit mes dy vendeve.  

Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.

Në ndryshim nga urimi që pasoi zgjedhjet e vitit 2021, urimi për 11 majin është i shkurtër dhe nuk u drejtohet palëve politike.

"Përgëzojmë kryeministrin Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve. Po ashtu, përgëzojmë kreun e PD, Lulzim Basha, për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumë qytetarëve dhe frymëzoi shpresën, por mbi të gjitha përgëzojmë popullin shqiptar që foli qartë”, thuhej në mesazhin e ambasadës katër vite më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy