Korrupsioni, Nano: Nuk është thjesht çështje ligji, ka të bëjë me moralin e shoqërisë

Korrupsioni, Nano: Nuk është thjesht çështje ligji, ka të bëjë me moralin e shoqërisë

Në raportin e tij të fundit, Këshilli i Europës këmbëngul që Shqipëria të zhvillojë një mekanizëm për të frenuar korrupsioni. Por analisti dhe gazetari Mustafa Nano thotë se më shumë sesa çështje ligjesh, korrupsioni në Shqipëri lidhet me moralin e shoqërisë. Në një analizë në studion e TvT, Nano tha se edhe kur ndodh rotacioni politik, liderët nuk bëjnë asgjë për të luftuar sistemin e korruptuar që gjejnë, por e vendosin atë në funksion të tyre.

Për të luftuar korrupsionin nuk mjafton ndërtimi i një kornize ligjore. Duhet diçka që nuk përfshihet në ligje dhe kjo ka të bëjë me moralin e një shoqërie. Ne kemi provuar që edhe doganat t’ua jepnim të huajve. Vumë një britanik, u përmirësuan rregullat, por dogana mbeti burim korrupsioni. Unë shoh vështirësi dhe jam pesimist. Liderët politikë me të ardhur në pushtet e gjejnë sistemin të korruptuar dhe ata e shfrytëzojnë dhe e përjetësojnë. Nuk bëjnë asnjë përpjekje për ta luftuar. Ne të korruptuarit i kemi miq e shokë, i respektojmë, madje i quajmë edhe të mençur. Ata që nuk vjedhin i quajmë budallej. Kjo është esenca e etosit shqiptar”, tha Nano.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy