Izraeli kritikoi një plan të paraqitur nga shtetet arabe për rindërtimin e Gazës, ndërsa Hamasi e mirëpriti atë, raporton Reuters.
Udhëheqësit arabë kanë rënë dakord njëzëri për një plan 5-vjeçar prej 53 miliardë dollarësh për të rindërtuar Gazën pa zhvendosur palestinezët, për të kundërshtuar propozimin e presidentit amerikan Donald Trump për të "marrë nën kontroll" enklavën bregdetare.
Izraeli, i cili po mban një bllokadë për të gjitha ushqimet, ilaçet dhe ndihmat në Gaza, kritikon propozimin, ndërsa Shtëpia e Bardhë thotë se Trump i qëndron vizionit të tij për Rripin.



