Pasioni për karikaturën/ Kapexhiu: Kam dosje me shkrime dhe skenarë që s’do t’i mbaroj kurrë, do të mbeten aty

Pasioni për karikaturën/ Kapexhiu: Kam dosje me shkrime dhe skenarë që s’do t’i mbaroj kurrë, do të mbeten aty

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu, i cili ka lënë gjurmë në regji, aktrim, skenaristikë dhe karikaturë, foli për pasionin e tij të hershëm për vizatimin satirik në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Kapexhiu kujton se dashuria për karikaturën nisi që në gjimnaz, falë mbështetjes së pedagogut të letërsisë, Gjergj Zheji.

Karikaturën e kam, nisur që në gjimnaz dhe atëherë kishim gazetë muri ë e drejtonte pedagogu i letërsisë Gjergj Zheji. Ai më thoshte që të bënim karikaturë për të ilustruar shkrimet.

 Ai që i pa këto ka qenë Faruk Basha që ka qenë operator në Kinostudio. Erdhi kur bëhej praktika mësimore të Petro Nini dhe shkoi ushtar te revista 10 korriku ku kërkoi karikaturat e mia. Pasi u botua atje nisi dëshira ime për karikaturën. 

Bëhej fjalë për vitin 1094. Më pas botova në revistën Hosteni etj.

Karikatura e parë ka qenë një grusht që tregonte popullin dhe shpartallonte armiqtë. Në demokraci karikatura nuk shihej me sy të mirë.

Kapexhiu tregon gjithashtu se ruan ende dosje të tëra me shkrime, skenarë dhe projekte që ndoshta nuk do të arrijë t’i përfundojë kurrë.

Karikatura është një qëndrim.

Te të gjitha karikaturat e mia unë nuk abstraktoj me portretin. Humorin e mbaj në thelbin, në kompozim dhe ide dhe jo te deformimi i vizatimit. Unë nuk e ekzagjeroj nuk stërmadhoj në përmasa të mëdha vetëm se unë evidentoj qe jem karakter. Nuk është se unë në përgjithësi.

Portreti i Ramës është ai i paekzagjeruar. 

Ëndërr kam të parealizuar kam dosje me shkrime dhe skenarë dhe nuk do të arrij t’i mbaroj. Do të mbeten aty, çdo njëri që krijon do ti mbeten edhe gjëra të parealizuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy