Një sulm me dron i Ukrainës në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore ka lënë të vdekur tre persona, bën me dije Moska.
Baza shtrihet rreth 500 km në veri-lindje të kufirit të Ukrainës. Ushtria ukrainase nuk ka komentuar zyrtarisht sulmet.
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se mbrojtja ajrore e saj rrëzoi dronin ukrainas që fluturonte në lartësi të ulët. Tre ushtarakë rusë vdiqën nga plagët e shkaktuara nga rënia e dronit.
Baza ajrore Engels është përdorur në mënyrë të përsëritur nga Rusia për të kryer sulme me raketa në objektiva të ndryshëm në Ukrainë që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.



