Analisti Mustafa Nano në emisionin Bilardo në MCN TV ka komentuar lidhur me figurat politike si Berisha, Rama dhe Meta për të cilët u shpreh se ata vazhdojnë të jenë aty se ne duam që të ndodhë një gjë e tillë.
Sipas Nanos, nuk ka asnjë marrëveshje të heshtur mes tyre për të mbajtur njeri-tjetrin, por ekziston mundësia se nëse njeri prej tyre bie, ka shumë pak shanse për të mbijetuar dy të tjerët.
Nuk besoj se për të mbajtur njeri-tjetrin në pushtet ka një marrëveshje të fshehur, por nëse një prej tyre ikën shanset që të tjerët të mbijetojnë janë të pakta, krijohet një precedentë, dhe njerëzit fillojnë dhe mendojnë, prit larguam njërin pse duhet të rrinë këta të tjerët dhe ky precedent i tremb, por nuk besoj se ka një marrëveshje të heshtur mes tyre. Këta njerëz nuk është se kanë uzurpuar pushtet apo postin e liderit absolut ata e kanë fituar postin në mënyrë demokratike me votë. Fakti që ti ke vota shumë nuk është garanci që nuk bëhesh dot lider autokrat, ama janë aty me vota, janë aty se duam ne dhe në këtë kuptim duhet ta themi këtë gjë sepse ne përpiqemi ti denoncojmë ata por harrojmë se janë aty se ne duam. Ne gjithmonë mendojmë se ata janë aty sepse është një pakicë e shoqërisë shqiptare që i mbështet për interesa, por ka një pjesë që i mbështesin dhe pa asnjë interes. Unë mendoj se krerët e partive dhe enturazhi i tyre funksionon kjo ndërsa, kam njohur njerëz që nuk kanë asnjë interes, jeta e tyre nuk varet nga ai që është në pushtet, por jeta e tyre është e lidhur me emocione politike.
I pyetur nëse është e vështirë të qeveriset Shqipëria, Nano tha se ‘qeverisja varet shumë nga sjellja e shoqërisë sepse demokracia nuk funksionon vetëm mbi bazën e ligjeve të shkruar por dhe në bazë të normave etiketave, mbi bazën e një morali etik, nëse një shoqëri është e korruptuar është e pamundur dhe kjo është e korruptuar. Nuk jemi unikal, rusët janë pak a shumë si ne. Këtu në Ballkan serbët janë si ne’.



