Kush qëndron pas Hamasit?
Mendoj se përgjigja është shumë e thjeshtë. Kushdo që i mbështet publikisht, i mbështet me armë. Dhe nuk është vetëm një çështje e një dite. Është diçka që po ndodh prej kohësh. Ne besojmë se Rusia është një nga ato që ndihmoi dhe që qëndron pas saj.
Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun rumun Klaus Iohannis duke iu përgjigjur një pyetjeje se kush qëndron pas Hamasit, i cili sulmoi Izraelin.
Po ashtu Zelensky tha të martën se kishte "lajme të mira" për furnizimet e artilerisë dhe mbrojtjes ajrore pas bisedimeve me presidentin rumun Klaus Iohannis në Bukuresht, por nuk dha detaje.



