Policia e Kavajës ka vënë në pranga administratorin e një resorti në Golem dhe 4 punonjës pasi mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Në prangat e policisë ka rënë S. N., 34 vjeç, administrator i resortit; Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort; A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit; H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit; B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



