Kreu i PD Sali Berisha tha se drejtori i Komunikimit në Kryeministri Endri Fuga është arratisur.
Kryedemokrati, në fjalën e mbajtur pas daljes nga SPAK, ngriti pyetjen përse mediat nuk guxojnë të thonë asnjë fjalë mbi këtë ngjarje.
“Dhe në atë deklaratë, të shkruar në zyrat e Endri Fugës që më duket se... a dini gjë ku është Endri Fuga? Më thoni pak. Si nuk guxoni të thoni një fjalë për të arratisurit? A e dini se u thirr këtu për restorantin e tij dhe ia mbathi. Ku janë mediat, shtroj pyetjen unë? Pra, shkrim i porositur nga Endri Fuga. Më 4 mars pra deklarata që më anatemonin mua me të gjitha epitetet. KLGJ me një pasion të madh shumë”.



