
Tom Wolfe, gazetar dhe autor i librave “bestseller” si “The Electric Kool-Aid Acid Test” dhe “Bonfire of the Vanities” ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Ai ka mbyllur sytë në një spital në Manhattan të Nju Jorkut gjatë së hënës, siç konfirmon agjenti i tij Lynn Nesbit. Wolfe ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni.
Ai ishte rreth astronautëve të parë amerikanë, që një nga librat e tij "The Right Stuff", u adaptua në një film në vitin 1983 me Sam Shepard, Dennis Quaid dhe Ed Harris.
Ndërsa "The Fire of the Vanities", botuar në vitin 1987, që ishte një satire e viteve 1980 në Nju Jork u bë edhe ai një film me Tom Hanks në vitin 1990.

Ai gjithashtu shkroi The Electric Kool-Aid Acid Test, botuar në vitin 1968.
Me dhuntitë dhe shprehitë letrare, duke e vendosur veten si personazh në shkrimet e tij, Wolfe është konsideruar si një prej pionierëve të “Gazetarisë së re”, një stil shkrimi lajmesh dhe gazetarie e zhvilluar në vitet ’60-’70, që përdorte teknika letrate të cilësuara si të pazakonta për atë kohë.
Emri i tij renditet mes shkrimtarëve të famshëm Truman Capote, Joan Didion dhe Hunter S. Thomson.
Libri i Wolfe Gazetaria e Re, e botuar në vitin 1973, ishte një koleksion i punës nga Truman Capote, Hunter S. Thompson dhe Norman Mailer.
Redaktori i Revistës New York Times e përshkroi vdekjen e Wolfe si "kalimin e një epoke".
Gazetari i Irish Times Conor Pope vuri në dukje ndikimin e tij në gazetarinë moderne.



