Kryeministri Edi Rama sot në prezantimin e platformës “deputeti që duam”, tha nga qyteti i Fierit se opozita aktuale është në një “derexhe” që nuk i duhet as dreqit.
Nuk ka pa “sulmuar” Bashën, Berishën, Metën e Kryemadhin, duke e cilësuar çiftin presidencial si sekserë të partisë së tyre nga e cila kanë interesa ekonomike si një ndërmarrje e mirëfilltë fitimprurëse.
“Jemi në kushte tmerrësisht të sikletshme me abulancat. Me qenddrat shëndetësore për shkak të fluskit të njerëzve nëpër klinika. Ndodh që ka një defekt aparaturat e regjistrimit në poliklinikën e Fierit, dhe del një Luan, një luan kartoni, një viktimë e komitetit, që mbledh disa njerëz aty dhe i vë i nxit të filmojnë se kushedi se çfarë po ndodh. Imagjino këta që duan të vijnë nesër në pushtet. Në atë kohë në kohën e këtyre që fklasin sot dhe hedhin baltë, nuk dallohej se kush ishte mjeku, kush infermierja kush pacienti e kush familjari. Sot nuk ekziston kjo. Sot nuk ka mundësi të bisedosh me Ilir Metën. E kanë kthyer në ndërmarrje fitimprurëse LSI-në. Ata duan të bëjnë dhëndër Lulin, po hajde merre vesh kush janë kryshqit e kush janë mblesërit. Këta të LSI-së do jenë mblesër dhe do kërkojnë ndonjë pjesë. Ku është pjesa jonë? Dhe ju e dini se sa të madhe e ka pjesën Monika”.
Kryeministri Edi Rama e sheh Partinë Socialiste si një shpëtim edhe për vetë demokratët. Sipas tij, demokratët janë përballë dy zgjedhjeve:
“Më të mirë se ne jo socialistët, por as demokratët nuk gjejnë. Ne jemi shpëtim për demokratët sepse duhet të zgjedhin o të çojnë votën për PD e të mbajnë në kurriz Ilirin me Monikën, o të çojnë votën për PS e të shpëtojnë PD dhe të shpëtojnë të gjithë nga Ilir e Monika.”
Pas kwsaj deklarate, ka reaguar menjëherë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i cili thotë se çdo gjë që Rama tha është gënjeshtër.
Me anë të një shënimi në rrjete sociale Bardhi i drejtohet socialistëve, për t’i thënë se nuk janë dele që të merren zvarrë nga Edi Rama, në mënyrë që ky i fundit të mushë xhepat e tij dhe të bandës që drejton.
Ai e konsideron kryeministrin si besëprerë duke u shprehur i sigurtë se më 25 prill shqiptarët do e refuzojnë masivisht.
“Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim. Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh. Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën. Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat. Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur”, shkruan Bardhi.



