Gruevski, Zaev: Jemi në komunikim të përhershëm, ai e di se koha e tij ka përfunduar

Gruevski, Zaev: Jemi në komunikim të përhershëm, ai e di se koha e tij ka përfunduar

Nga Manastiri ku ndodhej në një takim pas zgjedhor, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, theksoi se qeveria e re e Maqedonisë do të formohet mbi themelet e Konventës evropiane për të drejta të njeriut. Zaev apeloi që institucionet të punojnë lirshëm, ndërsa qytetarët të mos lejojnë të manipulohen sepse, siç tha ai Maqedonia ka hyrë në ujëra të qeta.

"Konventa evropiane për të drejta të njeriut do të jetë platforma në bazë të së cilës do të krijohet shumica e re parlamentare në bazë të së cilës krijohet shumica e re parlamentare dhe baza e veprimit të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Qytetarët duhet të dinë se kjo konventë evropiane do të jetë udhëheqëse për shtetin modern të Maqedonisë, do të udhëhiqemi nga këto të drejta që i respekton gjithë bota demokratike. Apeloj për qetësi, unitet dhe kohezion. institucionet shtetërore kanë detyrim që të marrin vendim transparent. Nuk na nevojiten ndarje, kjo kohë ka kaluar", deklaroi Zaev.

Më tej Zaev theksoi se me liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin është në komunikim të përhershëm, siç ka qenë edhe gjatë heshtjes zgjedhore. Sipas Zaevit, edhe Gruevski vetë e ka të qartë se koha e tij ka përfunduar.

"Megjithëse publiku nuk e di, unë dhe Gruevski jemi vazhdimisht në komunikim. Koha e Gruevskit ka përfunduar. Ai kurrsesi nuk do të formojë qeveri, ndërsa jam i bindur se edhe vetë Gruevski e di këtë", tha Zaevi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy