
Olsjan Çela ka dalë përpara Kontrollit të Lartë të Prokurorisë në seancë dëgjimore ku kandidon për të drejtuar organin e akuzës në Shqipëri. Në fjalën e tij Çela foli për pavarësi të prokurorit, duke theksuar se ligji i ri i dha mundësi prokurorëve që të jenë vetvetja dhe mos të fshihen pas drejtuesit. Por sipas Çelës, kjo pavarësi që i jep ligji nuk menaxhohet dot nga prokurorët.
“Pavarësia e prokurorit është shumë e rëndësishme. Nga përvoja që kam marrëdhënie drejtues-vartës ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat zyrat e prokurorive janë përballur dhje shpesh herë kanë krijuar ato problemet brenda zyrave dhe deformimeve të caktuara jo thjesht të vullnetit të prokurorit, por ndoshta edhe në interpretimit të ligjit në mungesë të hetimit. Ligji i ri i dha mundësi prokurorëve që të jenë vetvetja, mos fshihen më pas drejtuesit”- deklaroi Olsian Çela.
Sipas Çelës prokurorët duhet të jenë të përgjegjshëm, ndërsa shtoi se pavarësia dhe përgjegjshmëria shkojnë bashkë.
Ndërsa foli në lidhje me ligjet, kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çela u shpreh se ligjet që janë miratuar nga reforma në drejtësi kanë krijuar mekanizma të cilët lejojnë që prokurorët të kontrollohen për përgjegjshmërinë si ata zbatojnë ligjin.
Kujtojmë, se në garë janë Prokurorja e Përkohshme Arta Marku, Prokurorja e Apelit Fatjona Memçaj dhe Prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, të cilët janë zyrtarisht 3 kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.



