Gjeti gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë, ja ndëshkimi i një veterineri rus

Gjeti gruan në shtrat me mikun e tij më të mirë, ja ndëshkimi i një veterineri rus

Një burrë 35-vjeçar është verbuar nga xhelozia pasi gjeti gruan e tij në shtrat me mikun më të mirë.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi, ku 35-vjeçari Vladimir Sidorov, me profesion veteriner, e gjeti të shoqen në mesin e një marrëdhënieje intime me shokun e tij më të mirë. Policia ruse bëri të ditur se Sidorov i ka vrarë të dy, por para se ta kryente krimin ka torturuar të shoqen dhe ka tredhur burrin që e gjeti me të.

Më pas ka telefonuar policinë dhe ka rrëfyer gjithçka.

Mediat ruse shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Tatarstan.

Burri ka qëndruar për disa orë me fëmijët, pasi e shoqja i kishte thënë se do të dilte për të takuar një shoqe. Ndërsa miku i tij, të cilit i kishte besuar shoqërimin e të shoqes me makinë, nuk përgjigjej në telefon.  Burri ka zbuluar se e shoqja nuk i kishte thënë të vërtetën dhe është vënë në kërkim të saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy