Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka kërkuar falje për shpërdorimin e të dhënave të përdoruesve të rrjetit social.
Gjatë një dëshmie me shkrim para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, ai pranon se nuk ka bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e të dhënave.
“Tashmë është e qartë se nuk kemi bërë mjaftueshëm për të parandaluar që shërbimet tona që të mos keqpërdoren. Nuk jemi treguar mjaftueshëm të përgjegjshëm dhe ky ka qenë gabim i madh për të cilin ndihem keq. Kjo vlen për lajme të rreme, ndërhyrje të huaja në zgjedhje, dhe gjuhë të urrejtjes, si dhe zhvilluesit dhe privatësia e të dhënave. Unë e kam nisur Facebookun, unë e udhëheq dhe jam përgjegjës për atë që ndodh aty”, ka thënë Zuckerberg.
"Facebook është një kompani idealiste dhe optimiste", thuhet në deklaratën e tij.
Pasi përmendi rreth 126 milion njerëz që kishin përmbajtje të lidhur me kompanin ruse të Internetit Research Ageny, Zuckerber shkroi: "Nuk ka dyshim që ne duhet të kishim vërejtur ndërhyrjen ruse më herët".
Mediat e huaja flasin se Zuckerberg po përpiqet të fitojë disa 'pëlqime' nga ligjvënësit, duke u takuar privatisht të hënën me disa nga ata që do ta vënë në pyetje në skandalin e tëdhënave të përdoeuesve të rrjetit social më popullor në botë.
Takimet e fshehta të së hënës vijnë përpara dëshmisë së Zuckerbergut para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë së Shtëpisë dhe të mërkurën para një seance të përbashkët me kolegjet e Senatit Gjyqësor dhe Tregtisë.
Takimet me dyer të mbyllura mbarojnë pasditen e së hënës dhe përfshijnë disa nga anëtarët që do të pyesin Zuckerberg, raportoi Reuters.



