Politologu Ilir Kalemaj, për deklaratat e Parlamentit Europian se Rusia shfrytëzon Serbinë për ndërhyrje në Ballkanin Perëndimor, thotë se kjo është hera e parë që PE do diskutojë një rezolutë për Serbinë, me një gjuhë kaq të drejtpërdrejtë.
Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se Serbia është i vetmi shtet në Europë që ka mbajtur ura lidhëse me Rusinë, dhe i vetmi vend që ka hapur një seksion të Russia Today, që përhap propagandë.
Kalemaj tha se Beogradi është kthyer në qendër të spiunazhit ndërkombëtar të Rusisë, ku personazhe të caktuar kanë gjetur strehim te ambasada ruse në Beograd dhe këtë fakt e njohin mirë kancelaritë perëndimore.
Sipas tij, Beogradi mbështet veprimtaritë e grupit Ëagner, si në Nish dhe në Mitrovicën e Veriut.
Ka rol jashtëzakonisht ndërhyrës si Rusia, si Beogradi, Seria, në Bosnje Hercegovinë dhe Malin e Zi. Në Mal të Zi ka filluar që në 2016, ku një përpjekje për grusht shteti të GRU, shërbimi ushtarak rus, që tentuan të hiqnin Presidentin Gjukanoviç dhe së fundmi kemi një President që është shumë më i afërt me Beogradin se Brukselin.
Kërkohet një rol gjithmonë e më aktiv jo vetëm nga Uashingtoni por dhe nga Brukseli, dhe rezoluta e PE ishte një rezolutë e fortë me një gjuhë aspak diplomatike.
Serbia ka një problem se vetëm 40% e serbëve mbështet BE dhe mbi 80% kanë pikëpamje të favorshme për Rusinë dhe Kinën.
Del Rama në intervistë për Euroactiv dhe thotë se Serbia është plotësisht e justifikuar për qëndrimin që mban ndaj Rusisë, për arsye historike, politike dhe pragmatiste që të ndjekë këtë linjë.
Nuk mundet Kryeministri i Shqipërisë të thotë një gjë të tillë, ndërkohë që po bëhet një rezolutë në Parlamentin Europian kundër Serbisë.
Një Serbi pjesë e BE do ishte më pak armiqësore ndaj faktorit shqiptar, por ajo që bën zoti Rama, nuk i takon zotit Rama se nuk e ka bërë asnjë lider tjetër europian.
Duke kultivuar marrëdhënien e tij speciale me Vuçiç, ka ngrirë marrëdhënien me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Kemi marrëdhënie shumë problematike dhe me luhatje me Kosovën.
Show-n vazhdon ta bëjë, ne vazhdojmë të kemi mbledhjen e dy qeverive. Por duket se marrëdhëniet Kurti-Osmani me Ramën, janë në kufijtë e të qenit armiqësore.
Marrëdhëniet e Ramës me Thaçin, janë të shkëlqyera. Me Haradinaj janë të luhatshme por po flasim për Kryeministrin dhe Presidenten e Kosovës.
Përtej simbolikës nuk kemi shkuar në nivelin e marrëdhënieve e dy vendeve vëllazërore jo vetëm fqinj.
Ai shtoi se disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë influencë të madhe ruse, si Serbia, pjesa serbe e Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi, janë më vulnerabël nga presionet ruse, ashtu sikundër dhe Veriu i Kosovës.



