Balla: Berisha gënjen, nuk kam qenë në darkë me Bashën

Balla: Berisha gënjen, nuk kam qenë në darkë me Bashën

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, e mohoi takimin e përmendur nga Sali Berisha pak ditë më parë në MCN TV. Balla mohoi të ketë konsumuar darkë me kreun e PD dhe kryebashkiakut Erion Veliaj.

A ka vazhduar komunikimi me opozitën për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, pavarësisht zhvillimeve në PD? A ka qenë kjo temë diskutimi me Bashën, në darkën ku ka qenë dhe Veliaj?
Komunikimi me Bashën është shumë institucional. Secila prej palëve mbron qëndrimin politik të grupit të vet parlamentar. Komunikimi për ngritjen e këtij komisioni ka vazhduar. Është dakordësuar përbërja, anëtarët, objekti në tërësi. Ne vazhdojmë të insistojmë se busulla e këtij raporti duhet të jenë raportet e ODIHR. Besoj se shinat mbi të cilat të ngrihet ky komision janë tashmë dhe sesioni i ardhshëm do jetë një sesion ku ne do të kemi një punë shumë intensive, në çuarjen përpara të reformës zgjedhore, e cila duhet të jetë gati shumë kohë më para zgjedhjeve vendore të 2023.

Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, e para dua të sqaroj që asnjëherë në jetën time nuk kam qenë në një darkë me Bashën. Ajo që është thënë nga Sali Berisha është vetëm një rishfaqje e 30 vjetëve të Sali Berishës, i cili vetëm me gënjeshtra, shpifje e mashtrime ka lënë gjithë trashëgiminë e vet politike. Është e pakuptimtë për Shqipërinë që për një person të shpallur “non grata” të vazhdojë të marrë vëmendje publike në këtë vend. Mendoj se SHBA shpalljen “nopn grata të Berishës e kanë bërë mbi bazë faktesh, por edhe si nevojë për të çliruar së pari PD, por edhe Shqipërinë, nga gjithë negativiteti i Sali Berishës në këto 30 vite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy