SHBA, fëmija 2 vjeç vret me armë nënën shtatzënë

SHBA, fëmija 2 vjeç vret me armë nënën shtatzënë

Një djalë 2 vjeç gjeti një armë të mbushur pa siguresë dhe aksidentalisht vrau nënën e tij shtatzënë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës djali i vogël qëlloi nënën e tij pas shpine. Gruaja, 8 muajshe shtatzënë, arriti të telefonojë urgjencën, duke shpjeguar se çfarë kishte ndodhur. Kur mbërriti ndihma, gruaja ishte ende e vetëdijshme, por humbi jetën më vonë në spital së bashku me foshnjën që mbante në bark. Laura Ilg ishte 31 vjeçe dhe banonte në Norwalk, Ohio. Thirrja e tij për ndihmë u tha nga Superintendent David Smith për mediat lokale në një konferencë të dedikuar për shtyp. “Ajo shpjegoi se ishte 33 javë shtatzënë dhe se djali i saj 2-vjeçar e kishte qëlluar aksidentalisht me armë pas shpine”. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të urgjencës, nëna e re ndërroi jetë në spital dhe nuk mundi as të shpëtohet foshnja. Gruaja, ende e vetëdijshme kur mbërriti ndihma, shpjegoi se djali i saj kishte arritur të hynte në dhomën e gjumit të prindërve, zakonisht e mbyllur, ndërsa ajo lante rrobat dhe kishte filluar të luante me armën. Policia gjeti gjithashtu një pistoletë tjetër 9 mm në tryezën e krevatit dhe dy armë zjarri të tjera të mbushura. Sipas mediave lokale, bashkëshorti i viktimës, i cili nuk ndodhej në shtëpi në momentin e tragjedisë, i tha policisë se armët i përkisnin atij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy