Grabit “Smartin” pranë një lokali por e gëzon vetëm pak orë, pasi....

Grabit “Smartin” pranë një lokali por e gëzon vetëm pak orë, pasi....

Një 32-vjeçar nga fshati Vishocicë nga Devolli ka gëzuar vetëm për disa orë grabitjen e një automjet tip “Smart”.

Një 27-vjeçar banues në Korçë denoncoi sot në polici se në afërsi të një lokali në Bilisht i kishin vjedhur në afërsi të një lokali automjetin. Policia është vënë menjëherë në lëvizje dhe në fshatin Zëmblak, është arrestuar autori i grabitjes, 32 vjeçari Arbër Voci.

“Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.

Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes’, njofton policia lokale.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy