Kristuli: Krizën e drithërave nuk na e solli lufta, është e brendshme! Situata do të vështirësohet se Ukraina nuk po mbjell (VIDEO)

Kristuli: Krizën e drithërave nuk na e solli lufta, është e brendshme! Situata do të vështirësohet se Ukraina nuk po mbjell (VIDEO)

Theodhor Kristuli nga Unioni Tregtar Agro-Ushqimor ka folur në studion e lajmeve në MCN Live për krizën e drithërave. Kristuli tha se krizën nuk na e solli lufta por që është e brendshme dhe la nisur që nga pandemia.  

Që në kohën e pandemisë kjo krizë ka qenë nisur. Energjia është tregues në rritjen e kostos së drithërave dhe jo vetëm. Ke përpunimi i drithërave dihet se ne kemi 8 fabrika kryesore dhe kanë konsum të madh të energjisë. Aktualisht në elementin e kostos energjia faturohet për prodhimin e miellit 2 herë më shumë se nga 1 janari. Nuk është lufta që rriti çmimet. Është problemi i brendshëm. Nuk dimë ku jemi m elementët e kostos.

Bursat e grurit janë stabilizuar, kanë rënë 15 dollarë për tonë. Kjo tregon që ne po hamë nga prodhimet e dikurshme. Ajo që vjen mbrapa mendoj se do të jetë më e vështirë. Ne në Kroaci kemi marrë 3 mijë tonë. Ne kemi përdorur grurin nga serbi, me parametra më të dobët por më i lirë. E shikoj më të vështirë situatën. Mbi 65% e vajit të lulediellit e prodhon Ukraina, duhet të ishte mbjellë në mars, toka nuk është punuar. Sa të bëhet strukturimi i prodhimit, na presin ditë të vështira. Jo se do të ngelim pa punë, e vetmja që do të fitojë do të jetë qeveria.

Përsa i përket masave Kristuli tha se masat që janë marrë derimë tani janë të pamjaftueshme.

Edhe rritjen e vogël ekonomike e hanë vetëm 5 njerëz. Masat e derimë tanishme janë të pamjaftueshme. Po ikin fermerët, kanë braktisur fermat. Bota ndërhyn për kile. Nuk u mor asnjeherë masë për grurin. Shteti duhet të gjejë forma. Për mua injektimi direk për kilogram i gjërave që na dhembin, si gruri, misri, vaji. Bujqësia sot është 2- fish inpute. Ne nuk prodhojmë dot se të hyn prodhimi nga jashtë. Arka e shtetit është plot, mendoj se është e pamjaftueshme.  

E dyta masë që mund të merret. Të rishikohen PPP-të, e kuptoj që duhen investimet, por çdo gjë bëhet me faza.

Çmimi mund të rritet por shteti duhet të marrë masa. Shteti rezervat i ka sekrete, nuk të jep përgjigje unë mendoj se nuk ka. Mirë do të ishte të ishin mbush hambarët e shtetit, jo të privatit.

Unë mendoj se do të vështirësohet pas 2-3 muajsh, pasi nuk po mbillet asgjë në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy