
Kleana Xhuveli do të marrë mandatin e deputetes nga lista e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Vendimarrja e sotme e komisionerit Celibashi u jep fund diskutimeve dhe përplasjeve mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Kujtojmë që Xhuveli ishte kandidate e listës së mbyllur të koalicionit.
Lista e mbyllur ishte menduar si një listë fiktive nga Lapaj dhe Shabani, në mënyrë që deputetët të zgjidheshin në bazë të votave në listen e hapur.



