Ermonela Felaj: Komisioni “Tahiri” të hetojë edhe Shkëlzen Berishën (VIDEO)

Ermonela Felaj: Komisioni “Tahiri” të hetojë edhe Shkëlzen Berishën (VIDEO)

Mazhoranca kërkon që objektivi i komisionit hetimor për Tahirin të zgjerohet në kohë dhe në persona të tjerë.  Në një intervistë për TemA TV nënkryetarja e komisionit hetimor, Ermonela Felaj u shpreh se do të hidhet dritë edhe mbi akuzat për përfshirjen e Shkëlzen Berishës në trafikun e drogës.

Mazhoranca thotës se komisioni hetimorë që është ngritur me kërkesë të opozitës do të shërbejë si një tribunë politike për PD-në. Në një intervisrtë për Tema TV nënkryetarja e Komisionit Ermonela Felajtha se Komisioni nuk do të marrë kompetencat e institucioneve të pavarura të drejtësisë.

“Për hire te se vërtetës objekti i këtij komisioni paraqet probleme sepse ne shumë raste ndërhyn ne punën e institucioneve te pavarura te drejtësisë. gjë cila nuk do te lejohet te ndodh. është e qartë se komisioni hetimor do të përdoret si një tribunë politike e shqupit për të hedhur akuza ndaj mazhorancës”

Ashtu siç e bënë të qartë edhe në mbledhjen e dytë të komisionit, Felaj u shpreh se hetimi për fenomenin e drogës nuk do të shtrihet vetëm në 4-vjeçarin e fundit por më herët.

“Meqenëse objekti është i tillë që parashikon të hetojë dhe investigojë përgjegjësinë e organeve shtetërore për të gjitha rastet e lidhura me trafikun e lëndëve narkotike në Shqipëri, kjo do të thotë që periudha e hetimit nuk do të jetë thjeshtë periudha që i intereson opozitës por më gjerë sepse fenomeni i drogës nuk ka lindur në 4 vjeçarin e fundit por është një fenomen i 27 viteve”, theksoi Felaj.

Felaj jep edhe arsyet se përse mazhoranca e kërkon një gjë të tillë. Ajjo tha se do të hidhet dritë mbi të gjitha edhe mbi akuzat për përfshirje në trafik droge të djalit të ish kryeministrit Shkëlzen Berisha.

“Jan goditur me armë duke rrezikuar jetën e policëve që kanë marrë në aksione kundër drogës. Ka deklaratë publike për përfshirjen e ish badigardit të Sali Berishës dhe djalit të tij Shkëlzen Berisha në trafikun e drogës. Pra  duhet të hedhim dritë mbi të gjitha këto të dhëna”, tha kryetarja e Komisionit të Sigurisë.

Ndërkohë e pyetur për vendimin e qeverisë për dëbimin e dy diplomatëve rus, në cilësinë e kryetares së komisionit hetimorë, Felaj tha se sipas informacioneve të SHISH, rreziku rus në Shqipëri është real

“Edhe nga SHISH është konfirmuar qartësisht se rreziku rus nuk është një rrezik i fantazuar por është një rrezik real”, deklaroi Felaj.

Ndërkohë kryetarja e komisionit Felaj tha se raporti nga shish për diplomatët rus kishte ardhur tre javë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy