
Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve listoi në një publikim të fundit 6 sektorët kryesore që trajtohen si strategjikë në vend ku investitorët mund të përfitojnë nga lehtësitë që ofrohen si efekt i statusit nëse përmbushin kushtet.
Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se kjo ndarje në sektorë është një primitivizëm i jashtëzakonshëm që i takon 30 viteve më parë.
Sipas Buxhukut, duhet parimi kryesor duhet të jetë mbështetja për mallra dhe shërbime që marrin markën “made in albania”.
Ndarja me sektorë është primitivizëm i jashtëzakonshëm që i takon 30 viteve më parë.
E dyta është numri i të punësuarve, që është subjektive dhe e tejkaluar. Nuk ka pse ndahet në sektorë. Për mua më i rëndësishëm është dhe mund të quhet dhe mund të mbështetet investimi strategjik, investimi që prodhon mallra dhe shërbime që marrin markën ‘made in albania’. Ky duhet të jetë parimi, ndarje me sektorë është bërë kot, është edhe primitivizëm por dhe dashakeqësi për të lejuar subjektivizmin që përhapet masivisht.
Për mua është shumë herë më e rëndësishme një investim që krijon markë të qëndrueshëm “made in Albania” dhe në prodhim dhe shërbim sesa këto investime në turizëm. Çdo të thotë investitor strategjik në turizëm. Nuk është se nuk ka kërkesë në Shqipëri për të investuar. Ka me shumicë derisa të ndajnë ato parcelat e bregdetit, t’i sjellë shteti ujin dritat, përpunimin e ujërave të zeza dhe çfarë mbetet?
Sjell problematikë se bllokon bregdetin, e çimenton atë dhe nuk lejon që nesër pasnesër të vijnë investitorë realë.



