“AKSHI”, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

“AKSHI”, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK (VIDEO)

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK paraditen e sotme, ndërkohë që ndodhet në masë sigurie “detyrim paraqitje”.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se Karçanaj paraqitet për të tretën herë në SPAK, pasi më parë është thirrur si person në dijeni dhe pas një interviste në media, ndërsa sot pyetet, si person ndaj të cilit po kryhen hetimet.

 

Karçanaj nuk ka më studion ligjore “Beci”, por ka një studio tjetër ligjore me të cilën është përfaqësuar ditën e sotme në organin e akuzës. Fletëthirrja është firmosur nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti.

 

Pasi qëndroi për afro gjysmë ore në SPAK, Karçanaj u largua, pa pranuar të flasë për mediat.

 

Në detajet e dosjes janë 10 milionë euro fatura fiktive për çokollata dhe biskota, ku është përfshirë një drejtor tatimesh.

 

Karçanaj akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Një ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme u paraqit edhe eksperti i IT-së, Gent Progni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy