Administratorja monstër e kopshtit privat Diren, Anjeza Shabani është vënë në pranga nga policia. Arrestimi i saj ka ardhur pas publikimit të videos shokuese ku ajo ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj një fëmije 3 vjeç.
Denoncimi fillimisht është bërë nga i ati i të miturit, ndërsa pas transmetimit të pamjeve tronditese, të shumta kanë qënë reagimet ndaj Shabanit, e cila më parë ka ushtruar profesionin e gazetarisë në një emisionin investigativ.



