Një 53-vjeçare nga Fushë-Kruja është bërë viktimë e dhunës së bashkëshortit. Sipas policisë, Ramazan Rama, 56 vjeç, banues në Fushë-Krujë është arrestuar pasi ka goditur gruan e tij me thikë, shtetasen Q. Rama.
Bashkëshorti i saj nuk e ka pranuar dot faktin që gruaja ishte kthyer në shtëpi vonë dhe në gjendje të dehur dhe ka nisur t’i kërkonte asaj llogari. Kjo e fundit, në mënyrë të pavetëdijshme nga pija i është përgjigjur të shoqit se “nuk të jap llogari ty, më lër rehat”.
Kaq ka mjaftuar që 56-vjeçari të rrëmbente thikën e bukës dhe t’ia ngulte bashkëshortes së tij, duke e lënë të plagosur rëndë. Fatmirësisht, në këtë moment kanë ndërhyrë familjarët e tjerë, të cilët kanë larguar bashkëshortin dhe kanë transportuar 53-vjeçaren drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave, gruaja kishte dalë me disa mikesha të saj, raporton “Panorama”.



