Vogëlushja 7 vjeçe vdes në spitalin e Durrësit, mjekët dyshojnë për grip toksik

Vogëlushja 7 vjeçe vdes në spitalin e Durrësit, mjekët dyshojnë për grip toksik

Një vogëlushe 7-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve të para, fëmija ka mbërritur në spital me temperaturë të ulët.

Ajo është dërguar në spital rreth orës 17:00 pasditen e djeshme, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, ka ndërruar jetë pak orë më pas.

Mjekët dyshojnë se shkak për vdekjen e vajzës është bërë gripi toksik, që njihet si një nga format më të rënda të gripit.

Sipas prindërve, vajza prej dy ditësh ishte me grip dhe nuk arrinte të ushqehej. Ata e dërguan në spital por ajo kaloi në gjendje të pavetëdijshme duke u futur në koma.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy