Ushtria suedeze ndalon përdorimin e 'TikTok' për arsye sigurie

Ushtria suedeze ndalon përdorimin e 'TikTok' për arsye sigurie

Ushtria suedeze ka njoftuar ndalimin e përdorimit të aplikacionit kinez “TikTok” në pajisjet e shërbimit për arsye sigurie, duke iu bashkuar një sërë vendimesh të ngjashme të vendeve të tjera perëndimore. 

Përdorimi i telefonave celularë dhe tabletave mund të jetë në vetvete një rrezik sigurie, kështu që tani e tutje ne nuk duam “TikTok” në pajisjet tona të shërbimit.

Kështu deklaroi zëdhënësja e ushtrisë suedeze, Guna Graufeld.

Në Kanad , “TikTok” është ndaluar në të gjitha pajisjet qeveritare. Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian kanë vendosur ndalimin e “TikTok” në pajisjet e përdorura nga stafi i tyre gjithashtu.

Qeveria e Danimarkës u ka dërguar një rekomandim të gjithë anëtarëve të parlamentit dhe punonjësve të ndryshëm për të hequr aplikacionin për arsye sigurie kibernetike. 

Në Holandë , nga ana tjetër, përdorimi i “TikTok” është dekurajuar për personelin qeveritar, por pa ndalime formale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy