Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid Myzyri është marrë i pandehur SPAK, raporton gazetari Arsen Rusta për MCN Live.
Kryetari i KPP akuzohet për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera.

Jo zyrtarisht mësohet se Myzyrit i është sekuestruar nga SPAK-u edhe telefoni celular.
Ndërkaq, nuk përjashtohet dhe një masë sigurie ndaj tij, që deri më tani është hetuar i lirë.
Ndërsa doli nga ambientet e SPAK Myzyri nuk preferoi të bëjë asnjë koment për mediat.



