Elezi: Pjesëmarrja e Berishës zbeh numrat, studentët janë kundër sistemit të vjetër politik

Elezi: Pjesëmarrja e Berishës zbeh numrat, studentët janë kundër sistemit të vjetër politik

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj dy poleve kryesore politike në vend, duke argumentuar se përfshirja e PD-së dhe Sali Berishës në protestën e studentëve vetëm sa e dëmton dhe e zbeh kauzën e tyre. 

 

Në MCN TV, Elezi theksoi se lëvizja e studentëve është një revoltë e pastër kundër të gjithë sistemit të vjetër dhe se qytetarët do të largohen nëse shohin politizim të saj. Sipas tij, studentët e kanë kuptuar mirë këtë lojë dhe për këtë arsye mbajnë një qëndrim të prerë distancues ndaj të dy liderëve kryesorë në vend.

 

Unë mund të them se organizimi i protestës së Partisë Demokratike me atë të studentëve është për t'i ulur imazhin protestës së studentëve. Vetëm e dëmton, asgjë tjetër, sepse në momentin që këta i bashkëngjiten, një pjesë e mirë e qytetarëve do t'i largohen. Pjesëmarrja e Berishës dhe njerëzve të tyre nuk bën ndihmë në numra, por zbeh numrat, dhe nuk besoj se studentët nuk janë në gjendje ta kuptojnë këtë. Prandaj ata mbajnë linjën 'Rama në burg, Berisha në burg'. Janë fokusuar në dy polet: njëri në polin e pushtetit, tjetri të opozitës, dhe si Berisha, si Rama, nuk lënë asnjë të vogël të ngrihet. Kjo protestë e studentëve është kundër sistemit të vjetër politik. Rrëzimi nga skena politike e të dyve i lë të zhveshur para sistemit të drejtësisë. Këta luajnë me terminologjinë dhe u imponohen edhe opinionit publik. Ajo që ka thënë Dumani për 'krimin e kollareve' në politikë dhe në fushën e ekonomisë... ky është krimi i kollareve, se ata poshtë nuk kanë mundësinë të pastrojnë miliarda euro si këta, se të gjithë shqiptarët e shohin se si ngrihen pallatet me paratë e pista, gjithë Tirana është betonizuar.

 

Në fund ai kritikoi tentativat e qeverisë për të kriminalizuar dhe njollosur të gjithë lëvizjen studentore për shkak të rasteve të veçuara, duke kujtuar se qëllimi kryesor i qytetarëve është ndryshimi rrënjësor i sistemit.

 

Këtë protestë këta mundohen ta interpretojnë si të dhunshme dhe si protestë që shkatërron biznesin, dhe kjo nuk është e mirë. Vërtet mund të gjesh persona në protestë që kanë precedentë penalë, por s'mund të ndotësh të gjithë protestën, kur ajo ka dalë dhe po kërkon rrëzimin e këtij sistemi politik që s'bëhet më me marrëveshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy