Kokalari për Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari

Kokalari për Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari

Evi Kokalari bën fajtor Sali Berishën për mënyrën si u zhvillua gara për kreun e forumit rinor të PD. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Kokalari tha se do të takohet me Berishën gjatë qëndrimit në Tiranë.

Jam zhgënjyer me faktin që Berisha nuk ka marrë masat për të parandaluar dhe nuk mundi ta ndalonte. Do e takoj Berishën. Kam ardhur për çështje personale. Nuk ka rëndësi je me Berishën apo jo. Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari. Jam acaruar gjatë garës së forumit rinor me njerëz që e dija çfarë bënin.

Kokalari tha se e konsideron të përmbushur misionin e vet me largimin e Lulzim Bashës.  

Unë po kthehem, nuk kam ikur. Misioni im aq ishte. Lul Basha iku, erdhi Sali Berisha. Çfarë pashë pas ardhjes së Komisionit të Rithemelimit është tjetër gjë. Unë kam thënë jo për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar. Por unë kam një jetë në Amerikë.

Kur erdha, më identifikuan me Sali Berishën. Nuk kam ikur asnjëherë. Dihej që as nuk do rrija, as të bëhesha pjesë e kryesisë. Rrugës kuptova se po bëheshin gjëra, që Berisha i dinte, dhe që mua më kanë acaruar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy